Hap tunel 35 m nën tokë për të shpëtuar djalin nga burgu, por…bie në të vetë/ 51-vjeçarja në Ukrainë dënohet me burgim të përjetshëm

01:20 18/10/20203min150
1111111111
Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë. Gruaja ka përdorur lopata dhe arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën burg.

UKRAINË- Një nënë e cila u përpoq të nxirrte djalin nga burgu duke gërmuar një tunel të fshehtë poshtë qelisë së tij  për ta shpërtuar atë, është arrestuar.

Tuneli

Mediat kanë bërë të ditur se gruaja 51-vjeçare, ka marrë një shtëpi me qera afër burgut  të djalit që gjatë natës të punonte për të arritur qëllimin e saj, të nxirrte djalin i cili ishte dënuar për vrasje nga burgu.

Burgu

Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë. Gruaja ka përdorur lopata dhe arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën burg.

Mjetet qe ka perdorur per te hapur tunelin

Mediat kanë raportuar se ajo punoi për tre muaj rrjesht por tuneli nuk ka shpëtuar pa u rënë në sy autoriteteve e si pasojë ato kanë arrestuar të moshuarën dhe e kanë dënuar me burgim të përjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto