“Hap i madh përpara”/ Ja ilaçi që ul vdekshmërinë ndaj Covid-19, me të cilin u kurua presidenti Trump

10:03 05/10/20202min203
tryumpi-1-696x392

Ditë më parë presidenti i SHBA, Donald Trump, rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe u shtrua në spital për të nisur menjëherë trajtimin.

Presidenti Trump u trajtua me antitrupa, remdesivir dhe mori dozën e parë me deksametazon.

Deksametazoni është kortikosteroid anti-inflamator, i lirë dhe funksionon vetëm tek pacientët që kanë nevojë për oksigjen dhe jo tek ata që kanë simptoma të lehta.

Këtë studim e ka bërë Universiteti i Oksfordit.

Studimi përfshiu 2104 pacientë, të cilët u zgjodhën rastësisht në spital. Ata morën doza ditore prej 6 mg të barit (ose me gojë ose me venë) për 10 ditë. Një grup tjetër i zgjedhur rastësisht prej 4321 pacientëve morën kujdes shëndetësor rutinë për COVID-19.

Ndër ata që marrin kujdes normal, vdekshmëria pas 28 ditësh ishte më e larta në grupin e pacientëve që kishin nevojë për aparatin e frymëmarrjes (41%), pak më e ulët tek ata që kishin nevojë për oksigjen (25%) dhe më e ulëta midis atyre që nuk kishin nevojë për ndonjë kujdes të frymëmarrjes (13%).

Bazuar në këto rezultate, autorët e studimit arritën në përfundimin se deksametazoni mund të parandalojë vdekjen e njërit prej 8 pacientëve që kanë problem me frymëmarrjen dhe një në 25 të atyre që marrin oksigjen.

Epidemiologu Peter Horby i Universitetit të Oksfordit tha:

“Ky është aktualisht ilaçi i vetëm që është treguar se ul ndjeshëm vdekshmërinë. Është një hap i madh përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto