Hani i Hotit/ Sekuestrohet kamioni i mbushur me 636 mijë paketa cigaresh kontrabandë, nëse do dilte në treg kapte vlerën e 1 miliardë lekëve

17:37 17/09/20206min107
cigaret

Një kamioni i mbushur me 636 mijë paketa cigaresh është ndaluar dhe më pas sekuestruar pas kontrollit në doganën e Hanit të Hotit.

Referuar njoftimit të Administratës Doganore bëhet e ditur se paketat nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Menjëherë pas sekustrimit Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Administrates Doganore pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore të  Hanit  Hotit,  Shkodër, nga Mali i Zi,  ushtruan  kontroll në mjetin e tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili  ka hyrë në territorin doganor Shqiptar  nga Mali i Zi.

Pas kontrollit fizik nga strukturat doganore, rezultoi se ngarkesa prej 1 272 koli cigare,  ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata  Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”,  të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal.

Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore.

Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë  që të denoncojnë  cdo rast korruptiv apo kontrabande.

Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti  dhe qytetari  24 orë në 7 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto