Gruaja blen çantë 26 mijë dollarë, por ja shkatërrojnë në doganë, zbuloni arsyen

15:19 14/09/20201min58
yls-1

Zyrtarët e doganave në Australi kanë shkatërruar një çantë të firmës “Saint Laurent” me vlerë 26 mijë dollarë dhe të punuar me lëkurë aligatori.

Kjo çantë ishte blerë online në një dyqan ne Francë nga një grua australiane por ajo s’ka zbatuar rregullat e duhura për futjen e mallrave brenda territorit australian.

Australia lejon importin e produkteve të aligatorëve, por hyrja e tyre kontrollohet sipas Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës (CITES), për t’u siguruar që ato nuk janë të lidhura me tregtinë e paligjshme të botës së egër.

Gruaja, e cila nuk ishte pajisur me licencen e nevojshme, u dënua me sekuestrimin e produktit mijëra dollarësh që kishte porositur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto