Gruaja 62 vjeçare me origjinë shqiptare rrëfen dhunën barbare të anëtarëve të Agimit të Artë vetëm sepse….

23:41 09/10/20202min238
Capture-96-1024x438

Një grua shqiptare u gjend nën sulme barbare të anëtarëve të Agimit të Artë. Ndërsa në Greqi, deputetët e kësaj partie u shpallën organizatë kriminale, gruaja 62-vjeçare nga Shqipëria, rrëfen për MEGA momentet makth që jetoi me motrën e saj, nëntë vjet më parë në Metaxourgio.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Agimit të Artë i dhunuan ato, thjesht sepse ndodhën të kalonin para tyre. Me sugjerim të shefit të Agimit të Artë, nazistët filluan të rrahin gratë me doreza hekuri, shkopinj, grushte dhe shkelma, ndërsa në të njëjtën kohë i ofenduan ato për origjinën e tyre.

Në pamundësi për të reaguar, dy gratë pranuan sulmin frikacak derisa anëtarët e Agimit të Artë u larguan, duke vjedhur çantat e tyre dhe duke i lënë të mbuluara me gjak. Kalimtarët vrapuan për t’i ndihmuar, ndërsa një pikë karburanti thirri policinë.

Forcat e rendit arrestuan menjëherë 5 persona, përfshirë 2 të mitur, ndërsa autorët e tjerë arritën të shpëtonin.

Panagiotis Bandemis dhe George Fournaros, drejtues qendror të Agimit të Artë, u dënuan për dëmtime të rrezikshme trupore, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve në qershor 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto