Grida Duma deklaron për zgjedhjet e kreut të PD: Do të votojë kandidatin me më shumë kontribute. Ai që ankohet e ndjen veten humbës!

12:05 11/06/20212min42
grida780

Dy ditë përpara se të mbahen zgjedhjet e partisë Demokratike, deputetja e ardhshme Grida Duma ka folur në lidhje me kandidatin të cilin ajo do të votojë të dielën e 13 qershorit kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD.

Ajo deklaroi hapur se do të votojë kandidatin me më shumë kontribute, duke nënkuptuar se vota e saj do shkojë për Lulzim Bashën.

“Në parim kur dikush nis një garë me ankimim e ndjen veten humbës, gjatë fushatës të 25 prillit, PD vinte nga një opizitarizëm i fortë dhe në atë çast po i drejtohej së ardhmes. Brenda partisë nuk mund ta nisin me ankimime, mjafton të dëgjosh 5 fjalitë e para të kandidatëve nuk ka asgjë, unë nuk i dëgjoj më. Pra as si shkon dhe as si bëhet, politika është lojë në grup pasi ke të bësh me lidershipin e një organizate.

Unë përpiqem të kem ndërgjegje të plotë në politikë, nuk je në vijën e pare nga frika se do ikim. Je në politikë ti nëse nuk ke këllqe për të qëndruar në vijën e pare ti duhet të ikësh. Basha ka një strategji politike, ai debatin e ka me demokratët dhe me qytetarët dhe jo me sfidantët e tij, nuk mundesh të kthesh në debat publik. Unë e mendoj garën legjitime por duhet kontribute në parti por padyshim për të marrë PD-n”, tha Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto