Greva në Ballsh, naftëtarët: Rama të vij të na japi zgjidhje konkrete, nuk dalim që këtu

11:36 26/10/20201min72
images (49)

Në Ballsh protesta e naftëtarve ka hyrë në ditën e 12-të, teksa gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.

Në mbështetje të tyre, këtë të hënë para ambienteve të uzinës, u mblodhën qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare, ku për të disatën herë i është bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të zhvillojë një takim me ta, ku tu paraqes zgjidhje konkrete.

Kërkesat janë të njëjtat, më kryesorja marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës.

“Duke mos pasur se asnjë reagim nga shteti, unë mendoj se duhet të mbështesim çdo ditë këto nëna heroine. Kauza jonë është e pandryshuar, pagesat e prapambetura dhe rifillimi i punës. Kryeministri duhet të vi në takim me ne me një përgjigje konkrete. Ky është vendimi im” – tha një prej protestuesve.

Pak ditë më parë, Rama është u ka kërkuar naftëtareve të ndërpresin grevën, pasi kjo çështje nuk zgjidhet me forma presioni ndaj qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto