Greva e urisë, naftëtarët nuk tërhiqen, shokët e tyre nisen për marshim: Do bllokojmë rrugën

11:11 10/10/20203min121
greviste-naftetare

Në ditën e 13 të grevës së urisë, naftëtarët në Ballsh vijojnë të jenë të ngujuar dhe nuk pranojnë të tërhiqen, por kanë paralajmëruar se nëse do jetë e nevojshme, deri në ditën e fundit të jetës do të bëjnë rezistencë.

Shokët dhe kolegët e naftëtarëve të ngujuar kanë nisur këtë mëngjes një marshim në qytetin e Mallakastrës dhe lajmëruan bllokimin e rrugës. Ndërsa i bënë thirrje policisë të mos i pengojnë të protestojnë.

“Punë, pagë, perspektivë”, shkruhej në banderolën e tyre.

Kreu i sindikatës së Naftëtarëve i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të gjejë një zgjidhje për situatën.

nafte

“Nuk janë naftëtarët ata që kandidojnë për deputetë, kemi protestuar pa fund, kudo, me të gjitha mjetet demokratike. Ju bej thirrje si vëllezër do përdorim gjithë format demokratike, qoftë me protesta qoftë më vetësakrifikim deri ditën e fundit. Deri ditën e fundit s’dalim të gjallë prej këtej”, tha Dautaj.

naftetar-640-0-5f800fbcb467d

Sakaq, mësohet se gjatë natës një tjetër grevist i është drejtuar spitalit të Mallakastrës për të marrë ndihmë mjekësore dhe i është rikthyer sërish grevës.

Një tjetër naftëtar tha: Unë do nisem i pari do bllokoj rrugën sot lart në qytet, problemi jonë nuk është me shtetin por me lekët, një marshim drejt rrugëve të qytetit, i bëj thirrje policisë që të mos pengojnë marshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto