Greqia vendos tjetër masë shtrënguese për kalimin e shqiptarëve në kufi

10:32 15/09/20201min124
kufi-600x360-1

Autoritetet në Greqi kanë vendosur të zgjasin në kohë masat kundër përhapjes së Covid-19. Prej disa muajsh shqiptarët të cilët duan të udhëtojnë drejt Greqisë, janë përballur me rregulla strikte.

Autoritetet e vendit fqinj kanë vendosur të zgjasin në kohë masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.

Ditët e fundit është vendosur që deri më 30 shtator nuk do të lejohet hyrja e turistëve shqiptarë.

Të tjera rregulla të vendosura nga Greqia për kalimin e kufirit nga shqiptarët janë:

1.Plotësimi i formularit online 24 orë përpara udhëtimit

2.Paraqitja në pikat kufitare e testit Covid-19 negativ i kryer në 72 orët e fundit

  1. Brenda 24 orëve drejt Greqisë, nuk lejohen të kalojnë më shumë se 1050 persona, përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, tashmë vendi fqinj ka vendosur të mos lejojë hyrjen e turistëve shqiptarë deri më 30 shtator.

Javët e fundit Greqia ka njohur rritje të rasteve pozitive me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto