Greqia kërkon detin e Shqipërisë/Descript.al paralajmëroi atë që sot po qarkullon në të gjithë mediat

19:00 25/08/20203min97
pizap-696x372

Mediat greke kanë filluar t’i bëjnë jehonë kërkesës së kahershme të Greqisë për të arritur një marrëveshje me Shqipërinë ujërat territoriale midis dy vendeve.

Jehona nuk ka mbetur vetëm në media po është transferuar edhe në rang zyrtar, duke pasur parasysh deklaratën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dhendias.

Ky i fundit ka theksuar se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje detare në detin Jon. Ai ka shtuar se për këtë do të ketë njoftime zyrtare të qeverisë.

Por këtë alarm e ka ngritur ‘Descript.al’ që në fillim të këtij muaji se sa të trajtohej gjerësisht në mediat e Athinës dhe ato të Tiranës si dhe nga zyrtarët grekë.

Në shkrimin e ‘Descript.al’ evidentohej fakti se shteti grek po kërkon me këmbëngulje uljen sa më parë në tryezën e bisedimeve për t’i paraprirë ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Pasi Greqia i ka mbyllur marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin, ajo ka hyrë në një përplasje gati ushtarake me Turqinë për të përfituar zonat ku gjenden naftë dhe gaz. Por, Athina nuk mendon të ndalet me kaq. Objektivi tjetër janë nafta dhe gazi në ujërat shqiptare.

Synimi i shtetit grek që të ketë një marrëveshje pa qenë e ngritur Gjykata Kushtetuese, nuk dihet nëse i është paraqitur palës shqiptare dhe nëse kjo e fundit ka ndonjë qëndrim për këtë çështje.

LEXO EDHE:

Ekskluzive/ Greqia nis zbatimin e planit të paralajmëruar vetëm pak ditë më parë nga Descript.al

Nga ana tjetër, mediat greke po i mëshojnë kësaj çështje ditët e fundit, kur ministri i Jashtëm grek  Dhendias e ngriti çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë në Komisionin Parlamentar ku u diskutua marrëveshja që arriti Athina me Italinë dhe Egjiptin për Zonat Ekskluzive Ekonomike mes tyre.

Nikos Dhendias ka kërkuar nga te gjithë një pozicionim të vetëm kombëtar duke bërë thirrje për të parë se çfarë deklaratash bëhen për marrëveshjet në fjale me Turqinë fqinje. Sa u përket marrëveshjeve me Romen dhe Kajron kreu i diplomacisë greke i ka cilësuar ato të dobishme dhe të drejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto