Greqia e quan hap pozitiv tërheqjen e anijes Oruc Reis pas tensioneve me Turqinë

18:07 13/09/20201min66

oRUC rEIS

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se Ankaraja nuk ka hequr dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, pavarësisht kthimit të anijes Oruc Reis pranë brigjeve jugore të vendit.  Akar deklaroi se kthimi i anijes rezultonte si përgjigje ndaj një operacioni të planifikuar.

Anija Oruc Reis u kthye në ujërat pranë krahinës jugore të Antalias të dielën, një lëvizje që Greqia e cilësoi një hap pozitiv në lehtësimin e tensioneve mbi burimet natyrore në det të hapur.

Ndryshe ditë më parë u raportua se shtetet jugore të BE-së, do të hartojnë listën e re të sanksioneve ndaj Turqisë, në rast se kjo e fundit nuk zhvillon bisedime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale me Greqinë dhe Qipron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *