Greqi/ Zhduket 19-vjeçarja shqiptare u nis për intervistë pune dhe s’u kthye më. Ja ku dyshojnë familjarët

12:33 19/10/20202min206
bfbfbdddd

Një vajzë shqiptare mendohet se është zhdukur në Greqi.

Bëhet e ditur se 19-vjeçarja Artemis Vasilis, doli 3 ditë më parë nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe nuk është kthyer më në banesë.

Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

Sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojëqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Ndërkohë mësohet se reja kishte një lidhje dashurie me një djalë 24-vjeçar, të cilën nuk ia kishte pranuar familja.

Deri më tani nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me raportin e vajzës me 24-vjeçarin, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *