Greqi/ Rikthehet ”Lock-Down”, fillon nga e shtuna, vetëm kopshtet dhe shkollat fillore vijojnë normalisht

09:25 05/11/20201min88

Greqia zyrtarisht nga e shtuna do i rikthehet një Lock-Down të dytë identik si ai i marsit. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas shumë diskutimeve me ekspertët mori vendimin që për të mos rrezikuar më tepër sistemin shëndetësor do të provohet sërish si në pranverë izolimi total.

Para këtij vendimi masa kufizuese ishin vendosur në Attica, Selanik dhe Serres dhe në disa qytete veriore si dhe disa ishuj, por që duket se nuk e kanë përmirësuar situatën.

Nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës hyn në fuqi ”Lock-Down” teksa qytetarët sërish do t’u duhen sms për të dalë jashtë, tregjet do të mbyllen ndërsa është lejuar që shkollat fillore e kopshtet të vijojnë normalisht. Gjithashtu edhe supermarketet, farmacitë dhe pikat e karburanteve do të jenë hapur.

Qeveria greke synon të ketë një ”dhjetor të qetë” në prag të festave të fundvitit pasinë fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit ka pasur shifra rekord infektimesh si asnjë herë më parë nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto