Grenell: Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë

11:14 08/10/20201min102
Grenell.

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se Trump do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi raportet ekonomike mes dy palëve të jenë normalizuar.

Një deklaratë të tillë Grenell e ka dhënë gjatë një debati që ka pasur më një organizatë të serbëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike”, citohet të ketë thënë i dërguari i SHBA-së.

Kjo deklaratë e Grenell vjen pas zhvillimeve të 4 shtatorit në Washington ku Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizim të raporteve ekonomike.

Më herët Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto