Goditje brutale me grushte e shqelma, më pas nxjerr edhe thikën. Del videoja e sherrit në një lokal të Kavajës

17:18 21/09/20202min151
Sherri Kavaje

News 24 ka siguruar video nga një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë, ku 60 vjeçari Besnik Çelmeta dhe nipi i tij dhunohen në mënyrë barbare.

Në pamjet e siguruara duket kur Rizan Aliu fqinj me 60 vjeçarin hyn menjëherë pas tij në lokal. Pasi i komunikon diçka Aliu tenton që ta nxjerrë jashtë por Çelmeta refuzon.

Në këtë çast ai e godet me grushte dhe shqelma dhe më pas nxjerr një thikë me të cilën e qëllon disa herë.

Për të ndaluar autorin ndërhyn edhe nipi i Çelmetes, por Rizan Aliu e qëllon edhe atë me thikë. U desh ndërhyrja e një tjetër personi që e bindi autorin të largohet. Në pamje duket se edhe para se të dalë nga lokali, Aliu e kërcenon përsëri nipin e Besnikut me thikë në fyt, por fatmirësisht nuk e godet. E gjithë skena ndodhi në prani të vajzës së vogël të autorit. Si pasojë e dhunës Besnik Çelmeta dhe nipi i tij u dërguan në Spitalin e Kavajës ku morën ndihmë mjekësore. Mësohet se raportet mes dy fqinjëve, Besnik Çelmetes dhe Rizan Aliut kishin qenë shpesh herë të tensionuara për motivin banal të hedhjes së mbeturinave.

Policia nuk ka shpërndarë asnjë njoftim për këtë ngjarje por mësohet se e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Rizan Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto