Goditi fqinjin deri sa vdiq, gjykata jep vendimin për ish-ushtarakun

14:59 31/08/20201min75
gjykata_e_tiranes-696x441

Gjykata ka lënë në burg pa afat ish-ushtarakun Fatmir Demiri, autor i vrasjes së fqinjin të tij.

Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht ku pas debatit, 37-vjeçari qëlloi me grushte dhe sende të forta Dorian Latollarin 61-vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Fillimisht kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, rrëzim nga shkallët, por pas hetimeve të zgjeruara u zbulua se ishte ish-ushtaraku Demiri autor.

37-vjeçari nuk ka bëri rezistencë gjatë arrestimit dhe pranoi autorësinë, teksa është shprehur se me Latollarin ka pasur konflikte të vjetra.

Krimi ndodhi në rrugën ‘Haxhi Hysen Dalliu’ në Tiranë shumë pranë komisariatit numër tre dhe prokurorisë.

Fatmir Demiti ishte dënuar edhe më parë, pasi u largua nga shërbimi ushtarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto