Gjyqtarja e arrestuar nga SPAK, revoltohet para Gjykatës: Është e turpshme! S’mund të ma bëjnë mua këtë!

13:55 12/09/20204min126
mimoza-margjeka

Gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka e cila u arrestua disa ditë më parë pas hetimit të SPAK, është revoltuar sot gjatë zbatimit të urdhrit të shoqërimit në Gjykatë.

Gjyqtarja e akuzuar për veprën penale të korrupsionit ka thënë sot me tone të ashpra se shoqërimi i sajë është në kundërshtim me ligjin.

“Më çuar te Gjykata e Shkallës së parë! S’dini ku po me çoni! Më çuan në bodrum, kisha frikë. Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli. Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.

Debati i plotë:

Gjyqtarja: Harrojnë gjyqtarin që e bëjnë zhele dy ditë pa asnjë arsye, qëllimi me diskredituar njerëz, jo ore se jam njeri i gjallë.

Polici: Të lutem, të vazhdojmë.
Gjyqtarja: Çfarë i bëni njerëzve ju? Unë kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.

Polici: Të lutem…

Gjyqtarja: Do kërkoj të kontrolloj dokumentet në gjykatë, se këta i bëjnë mbrapa.

Polici: O zonjë, të lutem mund të vazhdosh tani…

Gjyqtarja: Ore do vazhdojmë, por nuk është detyrim. Kam 5 orë që pres. Më keni futur aty me zor.

Polici: Është e drejta jote të ankohesh, thoji aty te gjyqtari. Të lutem mund të vazhdosh tani.

Gjyqtarja: Më jep urdhrin.

Polici: Ta kam dhënë urdhrin.

Gjyqtarja: Është e frikshme situata juaj. Më keni bërë sot, s’e kam pritur.

Polici: Të lutem vazhdojmë aty ku jemi nis.

Gjyqtarja: Mos fol o zotëri, ti polic je, bëre punën tënde. Keni bërë shkresa mbrapa për çdo gjë. Erdhën dhe iu thashë dua shkresën. Ju nuk dinit ku do më çonit, më çuan te Shkalla e Parë, në bodrum të gjykatës, tani erdhën këtu. Unë ju thashë ku më çoni, se kam frikë nga ju. Shtet… Nuk mund të bëjë shteti kështu, le të më dënojnë, por është budallallëk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto