Gjykata lë në burg vrasësin e Armando Baboçit dhe kushëririn e tij

14:44 22/09/20206min137
yyy

Gjykata ka lënë në burg vrasësin e Armando Baboçit, Klodian Daçin dhe kushëririn e tij, Sergio Tatasin. Ndërsa janë lënë për detyrim paraqitje Argit Kastrioti e Endri Çimo Bregu.

Ndërkaq,  Enrik Tatasit do t’i komunikohet masa në spitalin e Traumës.

Dosja e ngjarjes 

Pak ditë pasi Durrësi u trondit nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën Armando Baboçi, alias Armando Gjini dhe mbeti i plagosur djali i tij Eraldi Gjini, është zbardhur edhe dosja e këtij atentati.

Më 18 shtator në orën 17:30, Eraldi Gjini, djali i viktimës ka shkuar për t’u qethur në një berberhane ku ndodhej dhe Klodjan Daci. Gjini ka shkuar dhe është ulur për t’u qethur, ndërsa në karrigen ngjitur ishte ulur Klodjan Daci.

Pasi është qethur Klodjani, është larguar që të lajë kokën, ndërsa Eraldi po vijonte që të qetheshe. Në shkëmbim të tyre në ambientet e berberhanes, dy personat janë kapur me njëri-tjetrin vetëm duke u parë dhe pikërisht në këtë moment sherri degradoi. Fillimisht me sy, pastaj me fjalë, më pas dy të rinjtë kanë dalë jashtë berberhanes për t’u konfliktuar fizikisht. Në këtë moment Eraldi nxjerr një palë gërshërë që i kishte marrë nga brenda dyqanit dhe ka dëmtuar pak në dorë 19-vjeçarin. Me ndërhyrjen e disa personave të tjerë, sherri është qetësuar, por Klodjani nuk e harroi ndodhinë. Me plagë në dorë, Klodjani shkoi menjëherë në shtëpi, ku edhe njoftoi vëllain e tij të madh, Florjonin.

Të dy së bashku dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Ora shënonte 18:30 e pasdites dhe Eraldo dhe “grupi” i tij ishin të ulur të gjithë bashkë në një tavolinë. Siç edhe vërehet nga kamerat e sigurisë, të gjithë diskutojnë me njëri-tjetrin dhe duken të shqetësuar, ndoshta diskutojnë sherrin e të riut. Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 18:55 të gjithë personat kthejnë vështrimin nga një grup personash që zbresin nga disa automjete në afërsi të lokalit. Menjëherë nga tavolina, ngrihet Enriko Gjini, xhaxhai i Eraldos, i cili mbush një pistoletë me fishekë dhe e fsheh në brez.

Të gjithë më pas dalin nga lokali dhe përballen me grupin tjetër. Klodian Daci kishte marrë me vete për hakmarrje vëllain Florjanin, Henriko dhe Sergio Tatazin, Anxhelo Bocin, Endri Cimon alias Cungu dhe Argit Kastriotin. Të përfshirë ka pasur dhe persona të tjerë, por ende nuk janë identifikuar. Një prej tyre, ndërkohë që të tjerët goditeshin me sende të forta, nxorri një pistoletë nga brezi dhe e mbushi me municion.

Në këtë moment Klodian Daci, i është afruar Anxhelo Bocit dhe nga një çantë marsup i ka marrë një armë zjarri dhe nis të qëllojë mbi kundërshtarët. Baboçi, rrëzohet në tokë i pajetë pasi mori tre plumba, tre në shpatull dhe një në kofshë. I plagosur mbeti dhe Eraldo Gjini, ndërkohë plumbi kapi padashje dhe shokun e tij, Enrik Tatazin.

Momentalisht për këtë përplasje me armë dhe sende të forta, është arrestuar Klodian Daci, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, shoku i tij Enrik Tatazi. Gjithashtu në pranga ka rënë Sergio Tatazi, Argit Kastrioti dhe Endri Cimo alias Bengu. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë si Enriko Gjini, xhaxhai i Eraldo Gjinit dhe Florjon Daci, vëllai i Klodian Dacit.

Për të gjithë këta persona prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e “arrestit në burg” në gjykatë. Ndërsa Endri Cimo e Argit Kastrioti janë arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto