Gjykata jep vendimin për 67-vjeçarin që përdhunoi mbesën në Lushnje

12:48 16/10/20201min127
perdhunim42-1 (1)

Gjykata e Lushnjes ka vendosur të lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, 67-vjeçarin Refat Çela, ë akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij.

Çela nuk ka pranuar akuzat ndaj tij për përdhunimin e të miturës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije ditën e djeshme se 67-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 13-vjeçare.

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen në fjalë është fakti se 13-vjeçara, është vajza e një prej djemve të Çelës

Ai e kishte marrë në shtëpinë e tij në fshat në Barbullinje, ku edhe ka abuzuar me të miturën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto