Gjykata jep masën e sigurisë për Fjolla Morinën, në testin e dytë nuk doli shtatzënë

15:15 22/09/20202min87
Fjolla-Morina-3

Gjykata e Kukësit ka vendosur se këngëtarja Fjolla Morina do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, ndërsa për dy personat e tjerë Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi në automjetin e saj u gjetën 2 pistoleta si dhe fishekë.

Më herët këngëtarja deklaroi se ishte shtatzënë, e për këtë fakt avokatja kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por prokurori i çështjes ka kërkuar prezencën e gjinekologut në seancë, ku pas ekos së dytë, ka rezultuar se Morina nuk është shtatzënë.

Por gjithsesi Morina është lënë në arrest shtëpie, ndërsa dy shoqëruesit e saj në burg.

Në nisje të seancës gjyqësore avokatja mbrojtëse, është shprehur se asnjë nga pistoletat nuk janë armë zjarri, e se njëra prej tyre shërben për të trembur qentë, ndërsa tjetra është pistolet çakmak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto