
Gjykaya e Posaçme ka dënuar me 21 vite burgim, Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kg kokainë që iu gjetën në magazinën e tij në Durrës.
Ndërkohë që avokati i tij tha se nuk është pranuar asnjë kërkesë e tyre.
Ndërsa e ka cilësuar procesin të dhimbshëm dhe komik.
Çekaj mohoi gjatë seancave gjyqësore përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, ku brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.
Ai nuk u gjet fillimisht në Shqipëri, pasi fshihej në Gjermani, teksa më pas iu dorëzua autoriteteve për të vijuar një kalvar seancash që në fund e shpallën fajtor.
Ai dënohet me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi ka pranuar gjykim të shkurtuar, ndërsa i duhet të vuajë 14 vite burgim.