Gjuzi zbulon gabimin e policisë dhe sfidon hapur shtetin

10:32 22/10/20201min72
images (47)

Deputeti Kujtim Gjuzi, është gjobitur nga policia pasi nuk ka respektuar aktin normativ, që detyron çdo qytetar që të mbajë maskë edhe në ambiente të jashtme për të parandaluar koronavirusin.

Gjuzi ka zbuluar se gjoba nga policia është vendosur para se akti normativ të kalojë në Kuvend, ndërsa ka shtuar se nuk do ta vendosë maskën në ambientet të hapura.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë kombëtare konservatore të shkencave, këshillon që në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto