Gjovalin Loka sigurims, Lleshaj: E emërova unë, opozitës nuk i përgjigjem!

12:13 01/09/20202min85
sander lleshi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qënë në qytetin e Korçës ku ka takuar funksionarë të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të ceremonisë, Lleshaj ka folur edhe për një nga emërimet më të debatuara në Policinë e Shtetit, siç është edhe Gjovalin Loka, që mban postin e drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike.

Një muaj pas emërimit të Lokës, Lleshaj ka vendosur të thyej heshtjen, ku i është përgjigjur edhe deklaratës së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vettingut, se Loka ka qenë sigurims.

“Për emërimin e Gjovalin Loka, unë si ministër e kam emëruar dhe sigurisht mbaj përgjegjësi. Opozitës nuk i jap asnjë përgjigje, sepse janë aludime të pambështetura dhe të pabaza”

“Gjovalin Loka është drejtues i lartë i policisë së shtetit dhe një drejtues që ka dhënë kontribut për sigurinë e këtij vendi. Ka kaluar me sukses procesin e vetingut dhe është në krye të detyrës me krejt motivim dhe mbështetjen tonë”, -është shprehur Lleshaj.

Gjovalin Lokaj kaloi vettingun në datën 19 gusht, ku u njoh edhe me gjetjet e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, teksa u kërkoi që të mos e paragjykojnë për shkak të studimeve, duke deklaruar se nuk ka dënuar apo keqtrajtuar asnjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto