
Një turist francez që po pushonte në brigjet e Sardenjas në Itali, është gjobitur me 1,000 euro pasi kishte vjedhur më shumë se 1.8 kg rërë të bardhë.
Kjo masë ndëshkimore vjen pasi rëra e bardhë e Sardenjas është e mbrojtur me ligj që nga viti 2017 dhe mund të dënohesh madje me burg për marrjen e saj.
Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte futur rërën në shishe dhe u kap në flagrancë në aeroportin e Cagliari Elmas.