“Gjithçka që dua,” modelja seksi zbulon lidhjen me Thomas Strakoshën!

10:32 03/09/20202min89
I-patitulluar-1

Pas Eros Grezdës me Oriola Marashin, kemi një tjetër çift futbollist-modele. Në fakt, ky është kombinimi “botëror” futbollist-modele, por ku bëhet fjalë për futbollistët tanë, lidhja na duket edhe më interesante.

 

Çifti më i ri në shoëbiz janë Thomas Strakosha dhe modelja Esther Adjoa. Dy të rinjtë duhet të kenë kohë bashkë, pavarësisht se askush nuk kishte dyshuar për një lidhje mes tyre. Tashmë, ata e kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram dhe ky veprim në kohët e sotme, konsiderohet mëse i rëndësishëm.

 

Si Thomas, ashtu edhe Esther, kanë ndarë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke i shoqëruar me dedikime dashurie. “Zemra ime është e kyçur,” shkruan Strakosha në foton e publikuar prej tij. Ndërkaq, Esther e ka shoqëruar foton me shkrimin: “Gjithçka e imja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto