Gjirokastër një person është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 35-vjeçari.

09:46 28/10/20202min82
policia-gjirokaster

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i autorit.

“Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto