Gjiknuri sqaron sherrin me Valterin dhe kërcënimin: Ai është aksident historik, është fatkeqësi që…

12:57 05/10/20202min122
1595522064_gjiknuri-770x433-1 (1)

Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas konfliktit verbal që ka pasur jashtë Kuvendit me deputetin e opozitës Halit Valteri.

Gjiknuri ka mohuar të ketë kërcënuar Valterin, duke e cilësuar këtë të fundit si aksident historic në sallën e Kuvendit.

“Është fatkeqësi që të bëjmë histori gjëra që janë krejt ordinere. Çdo gjë tjetër është insinuata e njerëzve që janë aksidente historike thjesht për t’i dhënë rëndësi vetes. Pse duhet ta kërcënoj?! Deputetët edhe komunikojnë. Valteri ta gjejë veten. Nuk jam këtu të merrem me Valterin. Çdo parti ka qëndrimet e saj politike.  Unë nuk e di çfarë qëndrimesh ka ai. Më vjen keq që debati për ligjin të kalojë në çështje personale. Unë akuza personale kam dëgjuar nga të gjithë. Kush është në politikë ka akuza personale. Nuk merrem unë çfarë i thashë dhe çfarë më tha. Unë nuk kërcënoj njeri. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet”- është shprehur Gjiknuri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto