Gjiknuri i përgjigjet PD-LSI-së: Një përpjekje të fundit për kompromis, por ligji për koalicionet është përcaktuar

14:22 29/09/20202min112
keshilli-politik-1

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur PD dhe LSi-së, lidhur me draftin që këta të fundit kanë propozuar për amendimet në Kodin Zgjedhor.

Në një përgjigjie të gjatë Gjiknuri i fton për të zhvilluar mbledhjen e radhës të Këshillit Politik të enjten më 1 tetor në orën 11.

Gjiknuri gjithashtu siguron opozitën jashtëparlamentare se do jetë ai vetë që do t’ia përcjell Komisionit të Ligjeve materialin., teksa shpjegon edhe  se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, heqin domosdoshmërisht koalicionet për shkak sipas tij të hapjes së listave të kandidatëve për deputetë.

Pjesë nga letra e Gjiknurit:

“Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike po shqyrton amendamentet për të përafruar qëndrimet me propozimet që ka sjellë dhe opozita parlamentare. Natyrshëm do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve, duke u fokusuar në çështjet e tjera të projektligjit siç janë pragu apo mënyra e ri-renditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve”, shprehet Gjiknuri mes të tjerash.

 

Letra e plotë

Letra-e-Gjiknurit-per-PD-LSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto