Gjermania raporton rritje të rasteve me COVID-19 për 42 për qind, disa prej tyre vijnë nga Kosova

12:31 26/08/20202min65
germany-coronavirus-test-1-780x439

ë shumë se 40 për qind e njerëzve që kohët e fundit rezultuan pozitiv me coronavirus në Gjermani dhe ka të ngjarë se janë infektuar jashtë vendit, thonë të dhënat e agjencisë së sëmundjeve infektive, Instituti Robert Koch (RKI).

Sipas shifrave të fundit, përqindja e rasteve të reja shkaku i udhëtimeve ndërkombëtare është rritur që kur kufijtë filluan të rihapen dhe tani kanë arritur në nivelin e 42 për qind, raporton CNN.

Shumë prej rasteve kanë qenë të lidhura me Kosovën, Kroacinë, Turqinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Bullgarinë, transmeton Telegrafi.

Por, RKI-ja gjithashtu theksoi se njerëzit që kanë qenë kohët e fundit jashtë vendit, do të testohen më shpesh se pjesa tjetër e popullatës.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Munichut, Dieter Reiter tha se nëse numri i infeksioneve të konfirmuara për 100 mijë banorë është rritur në 35 gjersa autoritetet do të ndalojnë shitjen e alkoolit pas orës 21:00.

Ndryshe, Gjermania raportoi gjatë ditës së sotme 1.576 infeksione të reja me COVID-19, sipas RKI-së, duke e dërguar totalin në 236,429 raste dhe 9,280 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto