Gjermania paralajmëron Turqinë: Hiq dorë nga provokimet në Mesdheun lindor

09:52 13/10/20201min124
Screenshot_115

Turqia duhet të përmbahet nga provokimet në një mosmarrëveshje të gazit në Mesdheun lindor, tha të martën Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, duke shtuar se Gjermania qëndron në solidaritet të plotë me Qipron dhe Greqinë, si vende partnere të Bashkimit Evropian.

“Ankaraja duhet t’i japë fund provokimeve nëse qeveria është e interesuar në bisedime, siç ka pohuar vazhdimisht,” tha Maas në Berlin para fluturimit të tij në Qipro dhe Greqi.

Ai i bëri thirrje Turqisë të qëndrojë e hapur për bisedime dhe të mos rifillojë kërkimin e gazit në zonat më të diskutueshme të detit.

Anija turke Oruc Reis u nis të hënën për të rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, duke bërë që Greqia të ripërsërisë kërkesën e saj ndaj Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Ankarasë mbi të drejtat e kërkimit në det të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *