Gjermania nxjerr përgjigjet e analizave dhe tregon ilaçin që e çoi në gjendje kome Alexei Navalny

18:41 02/09/20201min98
navalny

Teksa ai u trasportua në gjendje kome në Gjermani, për të marrë shërbim më të specializuar, sot qeveria gjermane ka bërë publike përgjigjet e analizave.

Sipas “The Guardian” qeveria gjermane ka dalë në përfundimin se kritiku i Putin është helmuar me Novichok.

Navalny, një kritik i fortë i presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, në datën 20 gusht.

Ai u dërgua në një spital në Omsk dhe më vonë u transferua në Berlin, ku mjekët thanë se kishte indikacione se ishte helmuar.

Novichok, gjithashtu është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto