Gjermanët zbërthejnë marrëveshjen: Si i përdori pabesisht Donald Trump, Avdullah Hotin dhe Aleksandër Vuçiç

10:56 07/09/20202min230
trump-3

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, shkruan sot se Donald Trump, i ka përdorur pabesisht Avdullah Hotin dhe Aleksandër Vuçiç, me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas saj, në fakt ata janë përdorur nga Trump, në shërbim të Izraelit.

“Me marrëveshjen e arritur në Washington mes Kosovës dhe Serbisë Trumpi i ka bërë një shërbim qeverisë izraelite, e cila ngul këmbë që Jerusalemi të jetë kryeqytet, dhe kësisoj ai e ka vënë veten në skenë për fushatën elektorale.

Por kështu ai sigurisht nuk u ka bërë nder presidentit serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministrit kosovar Avdullah Hoti, kur ua luajti lojën pas shpinës dhe i shtyu në një fushë të minuar.

Për më tepër, Trump i përdori këta dy politikanë të Ballkanit, të cilët duan t’i fusin vendet e tyre në BE, për nevoja të veta dhe i nxiti të minojnë politikën e BE-së në Lindjen e Afërt.

Edhe kësaj radhe politika e pazareve e Trumpit është politikë sipas qejfit dhe përçarëse.

Mekanizmat që mund të funksionojnë në jetën e biznesit, në politikë mund të jenë të rrezikshme”, shkruan gazeta gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto