Gjermanët më shumë po i frikësohen Trumpit sesa coronavirusit

20:16 10/09/20202min80
trump-merkel-e1599757465874-780x439

Gjermanët kanë më shumë frikë nga politika e presidentit amerikan, Donald Trump sesa coronavirusi, i cili shkatërroi ekonominë më të madhe evropiane, tregoi studimi i fundit i botuar sot.

Një sondazh mbi frikën më të madhe të gjermanëve, i kryer nga grupi i sigurimeve R&V në qershor dhe korrik, 53 për qind e të anketuarve kanë frikë se politika e presidentit amerikan mund ta bëjë botën më të rrezikshme, raporton reuters.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë rritja e kostove të jetesës, situata ekonomike dhe kostot e taksapaguesve të BE-së, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se ata ose dikush që ata e njihnin mirë do të infektohen me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Studimi nuk përfshiu se cili aspekt i politikës së Trumpit po i shqetëson më shumë gjermanët, por shkencëtari politik, Manfred Schmidt beson se ajo është politika e tij e jashtme.

“Pjesërisht një luftë tregtare me Kinën dhe një politikë e mundshme kundër aleatëve si Gjermania. Gjithashtu tërheqja e saj nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe konfrontimi me Iranin” tha Schmidt.

Ndryshe, theksojmë se rreth 2,400 të anketuar morën pjesë në hulumtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto