Gjermanët kërkuan informacion, kush janë dy trafikantët shqiptarë që kishin si spiun kreun e OFL

10:38 01/10/20201min172
Türk polisinden Arnavutluk polisine eğitim desteği

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dirën e sotme që të lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të OFL, Artan Shkëmbi.

Ditën e sotme, janë bërë publik edhe emrat për të cilët dyshohet se Artan Shkëmbi, i ka informuar përmes një aplikacioni.

Ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Burime për Descript.al bëjnë me dije se autoritet gjermane, kishin kërkuar informacion lidhur me këto dy emra, pasi dyshoheshin se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik droge.

Por, gjermanët kanë dyshime të forta se për këtë kërkesë të tyre, është vënë në dijeni grupi në fjalë, e pas kësaj dyshohet se fshihet kreu i OFL, që tashmë është i pezulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *