“Gjendja është përtej tragjikes. Ajo që dua të di nga ju është sa mundësi reale keni për të kuptuar dhe raportuar nga terreni atë çka ndodh”-shprehet Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët

13:05 09/11/20206min102
lulzim-basha-2-770x431

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat po zhvillon një komunikim krejt ndryshe nga herët e tjera me gazetarët e sociales, që kanë ndjekur prej muajsh situatën nepër spitale për shkak të COVID-19.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha ka dëgjuar nga afër opinionet dhe përjetimet e gazetarëve këto muaj pandemi. I pari që e nisi këtë bashkëbisedim ishte gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj, i cili theksoi se në këtë situatë të vështirë mungon informacioni për mediat, por dhe për qytetarët, pasi sipas tij ne spitale ka censure. Teksa evidentoi disa nga problemet sipas tij Skëndaj pohoi se në dy spitalet, COVID1 dhe COVID2 ndiqet protokoll i ndryshëm për kurimin e pacientëve.

Ndërkohë, Basha tha se opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale, ndërsa shtoi se mungesa e informacionit shkakton panik.

“Në disa raste ju jeni burimi i vetëm i informacionit për atë çka po ndodh në spitale. Gjendja është përtej tragjikes. Ajo që dua të di nga ju është në radhë të parë sa mundësi reale keni për të kuptuar dhe raportuar nga terreni atë çka ndodh.”, tha Basha

 

 

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Basha: Erjon sa kohë ke qe po bën në terren?
Erjon Skëndaj: Si shumë kolegë të tjerë, që nga data 9 mars, jemi në terren. Situata ka ardhur duke u agravuar. Situata e informacionit ka ardhur duke u censuruar. Informimi nga grupi i ekspertëve u ndërpre pasi disa prej tyre u prekën nga COVID. Tani kemi vetëm një komunikatë nga MSH. Jemi përpjekur që gjithçka ta gjejmë me mundimet tona, me burimet tona nga brenda spitalit. Fati më i keq i joni është se qytetarët frigohen se po të flasin, mund të mbajnë keq pacientët. E mjekët kanë frikë që të flasin se humbasin vendin e punës. Unë kam kohë që nuk i drejtohem dot institucioneve, pasi sa herë që i drejtohem, ose kam marrë in formacion tjetër, ose s’më kanë dhënë përgjigje fare. Populli është në panik se nuk merr informacion, dhe në rrjetet sociale qarkullojnë historitë urbane që; në spitale të vrasin. Në spitale kanë hyrë disa kolegë tanët. Fatkeqësisht ka qenë shumë të pakët. Mjekët po bëjnë maksimumin. Mjekët po shkojnë përtej maksimumit siç thotë populli; shumë e për lumë. Një infermier që ka 15 pacient, ka lënë dhe gjera mangut, nga pamundësia e kohës. 

Basha: Mungesa e kontributit sjell panik dhe mungesa e informacionit po ashtu. Nëse s’ka transparencë, ska llogaridhënie. Ajo që the; 1 infermiere për 15 pacientë, tregon atë që kemi thënë ne prej kohësh. Mos mendon se duan të fshehin të vërtetën.
Skëndaj: Situata është e turbullt. S’mund të arrijë në konkluzione. Një gjë është e sigurt, se problem është ikja e mjekëve në Gjermani. Në atë kohë, titullarët e ministrisë, thoshin se; kemi mjekë në ardhje, jo në ikje. Pandemia na nxori zbuluar. Kemi dy spitale të ezauruar, s’kemi staf. Unë mendoj se mungesa e transparencës ka lidhje me dy hallka; mos marrjen e përgjegjësive dhe për të dhënë një realitet fiktiv, se jemi më mirë më mirë se vendet e rajonit. Nuk tregohet e vërteta. Kam 8 muaj që e them.

Basha: Cili është problemi emergjent?
Skëndaj: Është decentralizimi i sistemit. Në Kosovë, vetëm rastet e rënda vijnë në Prishtinë. Në Shqipëri, në çdo rast të prekjes së pulmonit është referuar në Tiranë. Mjekët e familjes, në vend që të bëjnë një hallkë të fortë, po bëjnë gabim në kura, duke i ngarkuar njerëzit me medikamente dhe ata përfundojnë në spital pas 10=12 ditësh.
Basha: Para ca ditësh kisha takim me mjekët e familjes. Ata thanë; “vërtetë veten në pozicionin tonë. Nga momenti që të bëhet tamponi, apo dhe të merret përgjigja. Kalon kohë. Unë skam mundësi që ta vërtetojë nëse është me covid”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto