Gjendet i vrarë brenda makinës së tij 33-vjeçari në Rrogozhinë, Policia: Është qëlluar me armë zjarri (EMRI)

09:44 15/09/20201min115
1200-630-5f43c235a8482

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Policia bën me dije se në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *