Gjashtë viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

19:19 15/10/20201min155
Covid Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.445 teste, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19, njofton Pusullashqiptare Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-277, Kumanovë-17, Dibër-7, Shtip-22, Prilep-26, Tetovë-18, Strugë-8, Veles-10, Manastir-13, Ohër-4, Kavadar-4, Gostivar-5, Gjevgjeli-24, Strumicë-30, Kriva Pallankë-2, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-5, Vinic-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-15, Resnjë-8, Negotin-5.

Instituti i Shëndetit Publik regjistron 168 pacientë të rikuperuar nga coronavirusi.

Gjashtë persona vdiqën në spital, pacientë nga Manastiri (66), Kumanova (57), Prilepi (72), Sveti Nikollë (69), Veles (67) dhe Negotinë (55).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 22.170.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto