Gjashtë pikë në dy ndeshje, Ishujt Faroe thyejnë rekord me një sulmues zdrukthëtar dhe një trajner që s’flet

16:08 10/09/20203min192
ISHUJT-FAROE

Ata nuk fitonin një ndeshje në transfertë që nga viti 2016, por ia dolën të mposhtin në 3 ditë Maltën dhe Andorrën.

E pabesueshme të thuhet, por Ishujt Faroe kanë fituar dy ndeshje në tre ditë. Të enjten e 3 shtatorit fitore me përmbysje spektakolare 3-2 dhe të dielën e 6 shtatorit fitore 1-0 ndaj Andorrës. Të dyja këto fitore të arritura në transfertë.

Fitorja ndaj Maltës ishte e veçantë, sepse mungonte prej 1 viti, kur më 15 shtator merrej fitorja e fundit, si për ironi edhe ateherë ndaj Maltës. Shënues ishin 3 Olsen, Klaimint Olsen shënoi golin e parë, ndërsa Brandur Olsen dhe Aderson Olsen përmbysën rezultatin në minutat 87 dhe 90 në 3-2. Të 3 këta lojtarë luajnë për skuadrën e Runavik, ekip i qytetit ku ata kanë lindur.

NJË FITORE HISTORIKE–  Nëse askush nuk mund ta besonte atë që ndodhi në Maltë, tre ditë më vonë ajo një fitore kufizohej si një çmenduri. Jo vetëm që Ishujt Faroe fituan ndaj Andorrës, por Klaimint Oslen shënoi përsëri. Ky i fundit, përveç futbollit është edhe zdrukthëtar në vendin e tij. Është hera e dytë që Ishujt Faroe marrin dy fitore radhazi në ndeshje zyrtare, diçka që mungonte që nga viti 1997.

Håkan_Ericson_in_July_2015-3

TRAJNERI NUK DI GJUHËN- Trajneri për këtë arritje në këtë kombëtare është suedezi 60-vjeçar Hakan Xhorxh Erikson. E veçanta e tij është se ai stërvit Ishujt Faroe, por nuk e di gjuhën e këtij vendi. Si trajner, EriKson fitoi Kampionatin Evropian U-21 në 2015, me Suedinë.

“Unë nuk i kisha takuar lojtarët para ndeshjes dhe nuk e dija çfarë gjuhë duhet të flisja”, tha Erikson. Megjithatë ai ia doli të jetë i kuptueshëm me lojtarët dhe gjithashtu tifozët: “Ata janë shumë krenarë për fitoret e arritura nga ne. Në fund të fundit kjo ndodh rrallë herë”, përfundoi Erikson.

Marrë nga panoramasport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto