Gjakmarrja godet në Burrel / Zhduket 21 vjeçari, flet nëna mes lotësh: Ma kanë çuar shokët te hasmi!

16:43 14/08/20203min64
b51bac638f04866c1fc8b1a89f48cad6_L

Një histori tronditëse gjakmarrjeje është bërë publike së fundmi në Burrel, ku një nënë ka denoncuar zhdukjen prej dhjetë ditësh të djalit të saj 21-vjeçar, Klevis Lleshi.

Nëna e tij, Fatbardha Lleshi prej 10 ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt me të birin, i cili, siç thotë ajo, doli për kafe me shokët.

“Doli për kafe me shokët 10 ditë më parë dhe dyshoj se shokët e kanë çuar te hasmi. Në jemi në gjakmarrje me familjen Hoxha”, shprehet Fatbardha Lleshi teksa thotë se Policia e Burrelit nuk i ka dhënë asnjë përgjigje për zhdukjen e djalit.

Hasmëria mes familjeve Lleshi dhe Hoxha:

Familja Lleshi është në hasmëri prej vitesh me familjen Hoxha. Klevisit i është vrarë babai në 2013 për gjakmarrje dhe xhaxhai në 2016, në derën e shtëpisë.

Po ashtu në 2016-n të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë. Shkak i gjithë këtyre tragjedive, është bërë vrasja dhe djegia në makinë e Afrim Hoxhës në vitin 2012, në Britani. Për vrasjen e tij është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi.

Nga ana tjetër vetë Klevis Lleshi  ishte në kërkim nga policia pasi kishte kanosur për ta vrarë Mariglen Hotin. Por nëna e tij Fatbardha thotë se ai kishte ajo i kishte kërkuar të vetë-dorëzohej në Polici por ai nuk kishte pranuar.

Humbja e kontakteve me të birin:

Prej datës 2 gusht ajo thotë se nuk ka asnjë lajm nga i biri ndërsa zyrtarët e policisë dyshojnë se Fatbardha Lleshi ka bërë denoncim të rremë, me qëllim që ta ndihmojë të birin t’i fshihet drejtësisë.

Pritet më tej një hetim i thelluar dhe një njoftim i plotë nga ana e policisë që do mund të hidhte dritë mbi ngjarjen dhe zhdukjen e të riut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto