Gazmend Paja nxjerr foton dhe i bën urimin emocionues të birit në ditëlindjen e tij të parë

10:59 29/10/20202min90
auto_jaddj1603925010

Aktori i humorit, Gazmend Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit që lamë pas. Ira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Dard.

Sot është bërë një vit që nga ardhja e tij në jetë dhe nuk ka munguar një festë mes miqsh. Gazi ka publikuar në Instagram një foto familjare, të shkrepur nga festa, ku shihet me Irën dhe të voglin pranë. Ai ka shkruar për Dardin urimin më të ëmbël, madje dhe me rimë.

“Dard 1 vjec sot Bir, 1 vjec sot o embelsire. Te ka babi zemer, Te ka vene ty emer, Une Ti Mami, jemi skuader, Dhe pse te mban me shume me hater, Gezuar djali im. U befsh plak i madh”, ka shkruar aktori krahas fotos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto