Gazetarja e njohur shpërthen ndaj Sandër Lleshajt ‘I pështyve mu në zemër…’/ I ofendoi keq policët në seancë plenare

15:00 30/10/20203min135
anila-hoxha-sander-lleshaj

Gazetarja e njohur investigative, Anila Hoxha, ka shpërthyer në reagimin e saj ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas deklaratave të djeshme të këtij të fundit në seancë plenare, teksa kur po i drejtohej deputetit Myslim Murrizi, ofendoi policët.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha i vë në dukje ministrit Lleshaj se, janë 11 mijë policë në krye të detyrës, që paguhen keq, me uniforma të dala boje dhe këpucë kartoni që ende vazhdojnë të punojnë me ndershmëri, edhe pse herë pas here edhe flaken në rrugë, por edhe tradhtohen.

“Keta 11 mije gra dhe burra, dje e moren vesh që janë policë ndaj sillen me ta si nepër anektoda! Kanë dhene jetën 224 policë që janë shpallur deshmorë te atdheut. Ishin policë dhe vdiqen policë! Për 40 policë te vrare, ceshtja e tyre eshte nen proces për tu shpallur deshmore. Edhe ata ishin policë dhe vdiqën policë! 256 janë plagosur ne aksione te ndryshme. I kanë kaluar përbri vdekjes! Edhe ata ishin dhe janë policë! Që ti zoteria juaj! Madheria juaj! Shkelqesia juaj! Të bëheshe ministër dhe ti pështyje mu ne zemer!”, shkruan ndër të tjera në reagimin e saj gazetarja Anila Hoxha.

Reagimi i plotë i Anila Hoxhës:

Janë 11 mijë policë në krye te detyrës. Paguhen keq. Me uniforma te dala boje dhe kepuce kartoni. Por ata vazhdojnë ne polici. Herë iu vënë shkelmin e here ju hedhin kraheqafe dorën. Varet nga eprori.

Përdoren si ti teket cdo mazhorance, here si kordele ne protesta, here si krahë pune, here u shqepen gradat që ti ngjiten “mikut te mikut”. Here flaken në rrugë e here tradhetohen. Here i turrin ” bjeri qerratait” e here: qepju kemba kembes ne drejtim te paditur..!

Keta 11 mije gra dhe burra, dje e moren vesh që janë policë ndaj sillen me ta si nepër anektoda!

Kanë dhene jetën 224 policë që janë shpallur deshmorë te atdheut. Ishin policë dhe vdiqen policë!

Për 40 policë te vrare, ceshtja e tyre eshte nen proces për tu shpallur deshmore. Edhe ata ishin policë dhe vdiqën policë!

256 janë plagosur ne aksione te ndryshme. I kanë kaluar përbri vdekjes! Edhe ata ishin dhe janë policë!

Që ti zoteria juaj!

Madheria juaj!

Shkelqesia juaj!

Të bëheshe ministër dhe ti pështyje mu ne zemer!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto