Gazetarja e njohur rrëfehet ndryshe, për herë të parë zbulon detaje për jetën e saj jashtë studios së lajmeve: Jam kritikuar për…

22:30 31/10/20204min97
-800-0-5f9dd423f0848

Gazetarja Ola Bruko ka bërë një rrëfim ndryshe për veten, në emisionin Fit Station. Ajo foli për familjen, miqtë dhe punën.

Moderatorja ndau edhe përjetimet e saj të mëmësisë, duke u kthyer pas në vite.

“Mëmësia të rrit shumë, të bën edhe më të ndjeshëm se ti je. Unë mezi po prisja të bëhesha nënë. Si natyrë jam shumë e ndjeshme dhe ky është defekti im kryesor, se i përjetoj shumë gjërat edhe kur iki në shtëpi edhe kur mbaroj punën, edhe një javë më pas jam aty duke analizuar situatën, dhe mendova që mëmësia do më bënte akoma më të dobët se isha, shumë më të brishtë, por jo në fakt më forcoi më shumë, më dha më shumë përgjegjësi dhe  më bëri që unë të luftoj me këdo, të caj malet për fëmijët  e mi. Nëse ka një motiv për të ecur përpara edhe kur ti bie, se ti goditesh shumë gjatë jetës tënde, asnjëherë nuk dua të rrëzohem, dhe nuk dua ta bëj këtë vetëm për ata të dy, ata janë gjëja më e bukur më e pastër dhe më e dlirë që unë kam bërë në jetën time”- u shpreh moderatorja Bruko.

Moderatorja Ola Bruko ndali dhe te karriera e saj si gazetare. Ajo u shpreh që nuk është penduar që ka zgjedhur këtë rrugë dhe do bënte të njëjtën gjë nëse i duhej të zgjidhte sërish. Pyetjes së gazetares Cenkuela Hasa nëse është ndjerë e kritikuar Bruko u përgjigj duke thënë po.

“Po jam ndjerë e kritikuar, janë disa komente që thonë je e majtë apo je e djathtë, jo unë nuk jam as e majtë, as e djathtë nuk merrem fare me politikë, por profesionalisht unë duhet të bëj patjetër gjithmonë opozitën me këdo që kam përballë. Nuk jam pjesë e politikës dhe nuk dua të jem pjesë e politikës”- u shpreh Ola Bruko.

Ndërsa pyetjes se cfarë duhet për të qenë e suksesshme Ola Bruko ju përgjigj se duhet të punosh fortë, nuk mund të bësh një foto të bukur në Instagram dhe u bëre e suksesshme.

“Duhet të punosh fortë , duhet të ndjekësh parimet e tua, të cilat hera herës mund të goditen gjatë rrugës, suksesi është ti qëndrosh atyre parimeve dhe të luftosh për ato parimeve, dhe ja del jo vetëm në gazetari por në cdo profesion”, ishte përgjigjja e Brukos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto