
Ngjarjet tronditëse në Elbasan ishin në qendër të debatit në studion e Çim Peka LIVE.
Sot në mëngjes u ekzekutua vëllai i Talo Çelos, një personazh i shumëkërkuar.
“Ka përgjime që Taulant Balla mori 3 milionë euro nga bandat,” tha Çollaku.
Nga i vjen kjo fuqi Taulant Ballës, që është më i fuqishëm se ministri, pyeti ai.
Sipas tij, bandat kanë shkarkuar 12 drejtues policie në këtë qark.
Ndërkohë u theksua edhe fakti se dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini është arrestuar për një vrasje dhe është implikuar në të tjera krime në këtë zonë.