Gazetari i njohur amerikan i del në mbrojtje Hashim Thaçit: E kam takuar në ditët e errëta…/ “Vdiqën shumë shqiptarë në luftën serbe”

13:39 07/11/20203min85
Hashim-Thaci1-400x240

Gazetari i njohur amerikan, Geraldo Rivera, i ka dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të shqiptarëve kundër Serbisë, pasi u zyrtarizuan aktakuzat ndaj disa prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi të enjten dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ai udhëtoi drejt Hagës bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Një ditë para tyre në Hagë shkoi ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

 

 

Ndaj të katërve, Specialja ka njoftuar se aktakuza është për vrasje, trajtim mizor, zhdukje e disa vepra të tjera, për të cilat pretendon se të katër krerët e UÇK-së, i kanë kryer në periudhën mars 1998-shtator 1999.

Në një postim në Twitter, Geraldo Rivera, gazetar e autor i njohur amerikan, ka thënë se Thaçi kishte luftuar për të mbrojtur popullin e vet kundër agresorit.

“Nuk i di specifikat e akuzës ndaj Hashim Thaçit, por pasi e kam takuar gjatë ditëve të errëta të agresionit serb mbi Kosovën, mund të them se ai ishte një xhentëlmen dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh e vrastar. Shumë shqiptarë vdiqën në këtë luftë”, ka shkruar shkurt ai.

Rivera është një gazetar, autor e analist politik. Ai ka drejtuar emisione televizive nga viti 1987 në SHBA.

Famën e mori me emisionin “The Mystery of Al Capone’s Vaults”.

Ka udhëhequr edhe programe të tjera dhe paraqitet rregullisht në programet e “Fox News”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *