Gara për BKH/ Ambasada e SHBA fton hetuesit të aplikojnë: Mbështesim Shqipërinë në krijimin e një sistemi drejtësie siç e meritojnë shqiptarët!

18:26 09/09/20202min47
ambasada-shba

Pas çeljes së garës për rekrutimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të formohet së shpejti pas zgjedhjes së drejtuesit ka reaguar ambasada amerikane në Shqipëri.

Teksa bëhet e ditur se SHBA mbështetet përpjekjet e Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie siç e meritojnë shqiptarët, ambasada i bën thirrje hetuesve që të aplikojnë, ambasada bën me dije se ‘hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve’.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto