Futbollisti shqiptar shpreh publikisht pëlqimin për Kidën

15:42 09/06/20212min58
2021-03-28-19_43_29-KIDA-@kida-•-Instagram-photos-and-videos-750x480

Futbollisti me origjinë shqiptare, Valon Berisha, është i angazhuar me skuadrën franceze “Stade Reims”. Ai është shumë i njohur tashmë jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë tyre. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale.

Madje gjatë intervistës ai shprehu hapur pëlqimin për këngëtaren e famshme shqiptare, Kida. Kur u pyet se cilën nga këngëtarët shqiptare pëlqen dhe do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës. Futbollisti nuk e fshehu fare pëlqimin për këngëtaren dhe ne nuk e dimë ende se si do e ketë pritur ajo këtë deklaratë të Valonit.

Kujtojmë se deri më sot Kida nuk ka pasur ndonjë lidhje publike, pasi ka preferuar që të përqendrohet e gjithë fama e saj vetëm tek muzika. Sot ajo është një nga këngëtarët më të suksesshme në Shqipëri, duke prodhuar vit pas viti akoma dhe më shumë hite.

Vetëm pak javë më parë, ajo publikoi këngën “Lila” në bashkëpunim me reperin gjerman Samra. Kënga e tyre rezultoi mjaft e suksesshme, duke grumbulluar në 2 javë më shumë se 5 milionë shikime. Ndërkohë pritet që shpejti Kida të sjellë një duet me reperin e njohur shqiptar, Ledri Vula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto