Fusha i pagoi hotelin me 5 yje në Barcelonë, gjykata jep vendimin për çështjen ndaj Arbajn Maznikun

14:53 21/10/20202min127
shkelqimfushaarbjanmazniku3-600x319-1

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ndaj nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Trupa gjykuese ka argumentuar se nuk ka elementë të veprës penale.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, kanë kërkuar që kjo çështje të kalojë SPAK.

Rreth një vit më parë në media u publikua një formular, i cili mbante firmën e biznesmenit Shkëlqim Fusha, ku Arbjan Maznikun autorizohej të përdorte kartën e kreditit të Fushës për të paguar shpenzimet e tij në një hotel në Barcelonë.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy net në një hotel në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *