Furnizonte me drogë ishullin e famshëm grek/ Arrestohet 37-vjeçari shqiptar

15:16 09/09/20201min91
droga-662x450-1

Policia ka arrestuar një nga shitësit më të mëdhenj të drogës që furnizonte klientët e Mykonos me kanabis, kokainë, XTC dhe MDMA .

Sipas të përditshmes greke Protothema.gr, 37-vjeçari shqiptar i njohur me emrin grek “Panagiotis”, u arrestua teksa ngiste një makinë Audi.

Ai jetonte afër aeroportit të ishullit, aty ku kishte ngritur edhe bazën për ruajtjen e lëndëve narkotike duke u kthyer kështu në furnizuesin kryesor më “bar”, kokainë, XTC dhe MDMA në këtë ishull.

Shqiptarit iu sekuestruan 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Ndërsa nga kontrolli në banesë, policia i gjeti 16 shënime të shkruara me dorë dhe disa emra, të cilat tashmë janë bërë tashmë pjesë e hetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto