Furnizimi me energji/Rama tregon çfarë do kishte ndodhur nëse do ishte investuar më parë: Për kusuret e të tjerëve ne nuk mbajmë përgjegjësi

13:02 02/09/20203min97
edi-rama1

Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi ndërtimin e disa fidrave dhe kabinave të reja për furnizimin me energji elektrike në Tiranë, tha se investimet e reja të qeverisë do të garantojnë cilësi dhe reduktim të humbjës së energjisë.

I shoqëruar edhe nga kreu i OSHEE, Adrian Çela, kreu i qeverisë tha se nëse në këto rrjete do të ishte investuar hap pas hapi, situata do të ishte krejt ndryshe.

“Në shtatë vjet janë bërë më shumë sesa në dekada të tëra, pasi të gjitha këto janë infrastruktura të trashëguara nga vitet 70. Siç janë edhe ato të ujit. Të gjitha kantieret e ujit janë në punë, për 55 zona të mëdha urbane të Shqipërisë. Janë kantiere që janë faktikisht për të transformuar rrjete të furnizimit me ujë të viteve 60-70-80. Të gjitha ato rrjete i është bërë mirëmbajtje, por asnjë investim. Ne nuk kemi pasur mundësi të bënim investime më parë sepse kishim gjithë këtë barrë borxhesh që duhej lehtësuar. Të imagjinosh që ndërkohë që demografia ka ndryshuar, janë rritur konsumatorët në zonat urbane.  Qoftë furnizimi me energji dhe ujë i është lënë për dekada rrjeteve të ndërtuara në atë kohë për atë lloj numri banorësh dhe konsumi që ishte konsum tjetër është e paimagjinueshme”, tha Rama.

Rama nuk nguroi të thumbonte edhe opozitën, që sipas tij ka përgjegjësinë e vet kur ishte në qeveri.

“Nuk ka pasur asnjë strategji për ti bërë të paktën hap pas hapi. Kur mendoj se ku do ishim sot nëse këto që ne po bëjmë të ishin bërë hap pas hapi qysh në krye të herës është për të vënë duart në kokë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Na mjaftojnë kusuret tona, kusuret e të tjerëve që nuk i bënë gjërat përpara, le ti mbajnë ata, ne nuk i mbajmë dot”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto