FSHF përjashton dy skuadra dhe ndryshon formulën e kampionatit në kategorinë e parë

17:43 17/09/20201min144
kate.pare_17-1

Bombë” në Kategorinë e Parë, FSHF vendos të përjashtojë për sezonin 2020-2021 dy klube për shkak se nuk përmbushin asnjë kriter për të vazhduar garën.

Elbasani-Shenkolli

 

Komisioni i Licencimit në FSHF ka vendosur që Elbasani dhe Erzeni i Shijakut të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këto kushte, duke qenë se mbeten vetëm 16 ekipe nga 18 që ishin, FSHF pritet të ndryshojë edhe strukturën e Kategorisë së Parë.

erzeni lushnja

Pra, nuk do të ketë skuadra që do të ndahen në dy grupe, por thjesht një kampionat me 16 ekipe. Gazeta mëson se Erzeni dhe Elbasani kanë të drejtë apelimi pas këtij vendimi drastik të Komisionit të Licencimit, që i zbret në Kategorinë e Dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto